Pjesa e trurit përgjegjëse për nxënien dhe kujtesën duket se ndalon së prodhuari qeliza që në moshën 13-vjeçare, sipas një studimi të publikuar .
Zbulimi ka ngritur peshë fushën e neuroshkencës, duke vënë në pikëpyetje një koncept ku të gjithë hulumtuesit ishin të një mendimi.
Deri më tani, shumë shkencëtarë besonin se tek njeriu, zona e hipokampusit vijonte të prodhonte në një moshë madhore qindra neurone të reja çdo ditë, në të njëjtën mënyrë si tek gjitarët e tjerë.
Studimi i publikuar nga “Nature” dhe i kryer nga hulumtuesit amerikanë dhe spanjollë bazohet tek analizimi i trurit në një target grup prej 59 fëmijësh dhe të rriturish.
”Nuk gjetëm asnjë gjurmë të neuroneve të reja dhe as të qelizave burimore që prodhojnë neurone nga ndarja në hipokampuset e individëve mbi 18 vjeç”, sqaroi për median një nga autorët, Arturo Alvarez-Buylla nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, përgatiti Express. (b.an)