• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTAT/ Truku i Llallës me pronat, blinte 1 apartament, për ta shitur 2 javë më pas 220% më shtrenjtë

by Java News
08/03/2018 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që Adriatik Llalla nuk kishte asnjë aftësi, të gjithë e paskemi kuptuar gabim. Sepse shfletimi i fletëve të dosjes së bëmave të tij, na bën që mësojme se ku qëndon sekreti i lulëzimit të tij dhe familjarëve që notojnë prej vitesh në një luks të pazakontë.

Adriatik Llalla qenka një “magjistar” i vërtetë, i cili paska aftësinë e rrallë për të shndërruar në ar, gjithçka që ai prek me dorë. E sigurisht që ta zotërosh si duhet një mjeshtëri të tillë, të duhet të sigurosh më parë një shkop magjik.

Adriatik Llallës i shkëlqeu ylli shumë herët, si rrallëkujt në këtë vend kur ai kuptoi se shkopi magjik, fshihej nën kolltukun e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe më pas Prokurorit të Përgjithshëm të një vendi si Shqipëria.

Për ta bërë më të prekshme edhe për ju këtë aftësi, Alpenews.al ju ofron sot një shembull fare të thjeshtë nga dosja e z. Llalla. Këto shkresa që shihni këtu janë fletët e një kontrate per shitblerjen e nje apartamenti nga z. Llalla ne Lagjen 13, ose e thënë me gjuhë popullore, në Plazh të Durrësit. Me letra figuron e blerë në datë 19 mars të vitit 2012. Ka një sipërfaqe banimi prej 67.2 metrash katrorë dhe i blerë me një çmim prej 22 milionë lekësh. Në atë kohë z. Llalla ishte Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së.

Merrte një rrogë prej rreth 160 mijë lekësh në muaj. Ndërsa bashkëshortja e tij merte një pagë prej rreth 44 mijë lekësh në muaj. Nëse çifti Llalla do të jetonte disa vjet me radhë vetëm duke bërë një jetë krejt normale, me këto të ardhura 22 milionë lekët do ti duheshin të paktën disa vite për ti kursyer. Mos harrojmë se ndërkohë kishin bëre edhe investime te tjere me para ne dore, perfshi blerjen e një ullishte prej 3 000 metrash katrorë ne Tirane.

E si të mos i mjaftonin këto, edhe kete aprtament ne plazh e blene duke derdhur 22 milione leke cash ne dore, pronarit.

Bukur deri këtu. Po çfarë ndodh më pas?

Pasi e kanë blerë këtë apartament ne plazh, qe eshte nje investim që presupozohet se për një çift është shumë i rëndësishëm dhe i mirëmenduar, Llalla pasi e bleu më 19 mars 2012, e shet atë vetëm dy javë më pas, më 5 prill 2012. Ky është çasti kur fillon dhe shpaloset aftësia e rrallë prej magjistari pronash i Adriatik Llallës.

Brenda dy javëve, ai jo vetë arrin që të gjejë blerës në treg, jo vetë që të beje letrat dhe formalitetet e tjera shku a ardh nga Tirana në Durrës për tu takuar me bleresin, per ti treguar shtepine, per ti mbushur mendjen sesa bukur eshte ta kesh kete prone ne plazh, etj, etj por ai ka patur fuqinë e mbinatyrshme që ti mbushi mendjen për t’ia shitur plot 2.2 herë më shtrenjt se çe kishte blerë. Duke ia rritur vlerën në vetëm dy javë, me 220% pronës së tij, duke e shitur apratmentin me çmimin e një vile të asaj kohe, plot 50 mijë dollarë.

Pas kësaj, a ka më njeri që nuk beson në aftësitë e jashtëzakonshme prej magjistari pronash të Adriatik Llallës?! Se mos mendoni se ka diçka tjetër që fshihet prapa trukut të tij, që ja kalon edhe prestigjatorit më të madh në botë David Copperfield?!

Jo. Adriatik Llalla është thjeshtë shumë i zoti. Si një njeri i zhytur në raste të mëdha korrupsioni, siç e përcaktoi Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson. Shumë shpejt, gjithë shqiptarët do ta mësojnë trukun e magjistarit tonë të rremë./Alpenews.al/ma.me

Next Post
Gjykata rrëzon padinë e Gashit: Marku e shkarkoi në përputhje me ligjin

Gjykata rrëzon padinë e Gashit: Marku e shkarkoi në përputhje me ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

August 11, 2026
VIDEO/ Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin “S-400” që mbronte pallatin 1 miliard paund të Putinit në Rusi! Shikoni pamjet

VIDEO/ Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin “S-400” që mbronte pallatin 1 miliard paund të Putinit në Rusi! Shikoni pamjet

August 11, 2026
Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

August 11, 2026
Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

August 11, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë edhe cigaren e fik me pështymë

August 11, 2026
Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

August 11, 2026
VIDEO/ Lumenjtë e llavës së Etnës trembin Siçilinë, reja vullkanike dhe tonelata hi pushtojnë Mesdheun! Pezullohen fluturimet, shikoni pamjet

VIDEO/ Lumenjtë e llavës së Etnës trembin Siçilinë, reja vullkanike dhe tonelata hi pushtojnë Mesdheun! Pezullohen fluturimet, shikoni pamjet

August 11, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i pajetë në banesë trupi i të moshuarit në Pogradec, ja për çfarë dyshohet! Jetonte i vetëm, djali i tij…

August 11, 2026
OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

August 11, 2026
Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com