Gjatë vitit të kaluar, plot 24.785 të rinj me origjinë shqiptare kanë marrë nënshtetësinë greke.
Ata përfituan nga e drejta për nënshtetësi për shkak se kanë lindur në Greqi apo kanë ndjekur arsimimin në sistemin arsimor grek.
Nënshtetësinë greke e kanë marrë edhe 2117 qytetarë shqiptarë në moshë madhore si dhe 3676 minoritarë grekë nga Shqipëria.
Shifrat u publikuan nga ministri i brendshëm, Panos Skourletis, i cili bëri me dije se do të përmirësohet kuadri ligjor për dhënien e nënshtetësisë.
a.ç