Arrestohet Klevis Jaupaj, 33 vjeç, me banim në Tiranë pasi më datë 1 mars të këtij viti aksidentoi në aksin rrugor Elbasan Librazhd, fshati Labinot banorin e këtij fshati, me inicialet I.B, 67 vjeç. Arrestimi i tij u krye nga specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan. Operacioni për kapjen e tij u zhvillua pas një pune intensive hetimore, profesionale, duke marrë dhe informacione në rrugë operative si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë. Në komunikatën e saj për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan shkruhet:
Policia e Elbasanit: “Klevis Jaupaj, 33 vjeç banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë, pasi më datë 1.03.2018 në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar një mjet tip “BMË” ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin, shtetasin I.B., 67 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë.”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.
a.ç