Ai ishte një prej lojtarëve kyç në arritjen e asaj që u quajt mrekullia e futbollit modern, titulli kampion i Leicester City në sezonin 2015-2016 të Premier Ligës angleze.
Bëhet fjalë për futbollistin egjiptian Ryad Mahrez. Pas atij suksesi dhe paraqitjeve mbresëlënëse të tij atë sezon, thuajse gjithë ekipet e mëdha të Evropës u vunë në këkrim të lojtarit egjiptian.
Por, sot, rruga e Mahrez në botën e futbolit merr fund, në një moshë fare të re, vetëm 27-vjeç. Kjo për shkak të probleme shëndetësore të tij.
“Pas konsultimit me shumë mjekë kam vendosur të qëndroj larg nga futbolli. Kohës sime në futboll i ka ardhur fundi do të doja të thoja me pak fjalë. Dua t‘i falenderoj të gjithë për mirësinë dhe mbështetjen që më kanë treguar në këtë qytet të mrekullueshëm, ti do të jesh gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Mahrez.
Shumë ekipe të mëdha më parë kanë kërkuar të nënshkruajnë me algjerianin, si Barcelona, Chelsea. Manchester Siti, Inter dhe Roma.