Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një personi ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Sipas njoftimit të policisë viktima është shtetasi I.B. 74-vjeç banues në Fushë Labinot.
“Më date 01.03.2018, në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë,një mjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin shtetasin I.B., 74 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë dhe më pas është larguar,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit ndërkohë vijon dhe puna për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
a.ç