Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton ndryshimin plot 12 herë të kontratave për rrugën Tiranë Elbasan.
Lidhur me këtë gjë, Krimet e Rënda do të marrin në pyetje anëtarët e Bordit Mbikqyrës.
Këta të fundit do të pyeten për ndryshimin e kontratave, ndonëse raportohet se “Bordi është anashkaluar gjatë këtij procesi”.
Sakaq, në kuadër të këtyre hetimeve, prokurorët e Krimeve të Rënda do të pyesin edhe përfaqësuesit e avokaturës./a.m.