KESH shet lirë. Energjia shqiptare, 4 mln euro më lirë se çmimi i bursës”.-ka qënë ky titulli i një prej kronikave në edicionin e lajmeve në TCH ku gazetari ka bërë krahasime shifrash të pabazuara duke disinformuar kështu opinionin publik.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i vetë Koorporatës ku në një deklaratë shpërndarë mediave thotë se: “Përmbajtjen e kësaj kronike të pasaktë dhe për më tepër disinformuese dëmton rëndë imazhin e shoqërisë”
Deklarata vijon:“KESH shpreh keqardhje që kronika e pasaktë e publikuar në Top Channel ka për autor një gazetar i cili përveç angazhimit të tij në media, duhet të kishte njohuritë dhe eksperiencën e duhur në çështjet e tregtisë së energjisë elektrike, pasi ka qenë në marrëdhënie pune pranë kabinetit të administratorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare si këshilltar në periudhën 2011-2013.”
Deklarata e plotë e KESH:
SQARIM PUBLIK PËR TË INTERESUARIT:
“Sot më datë 28.02.2018, në edicionin informativ të orës 15:00 në televizionin Top Channel është publikuar kronika me titull “KESH shet lirë. Energjia shqiptare, 4 mln euro më lirë se çmimi i bursës”.
KESH e konsideron përmbajtjen e kësaj kronike të pasaktë dhe për më tepër disinformuese që dëmton rëndë imazhin e shoqërisë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sqaron publikun për sa më poshtë vijon:
Aktualisht, shoqëria KESH ndodhet në kushtet e prodhimit të energjisë elektrike në nivelin 28 milion kWh/ditë dhe gjithashu po kryen shkarkime të detyruara dhe të kontrolluara të ujit, që nëse konvertohen në energji elektrike janë në vlerën 5-6 milion kWh/ditë.
Referuar situatës hidroenergjitike (prurje, prodhim dhe kuota) dhe kushteve metrologjike aktuale dhe atyre të parashikuara për muajin Mars 2018, me synim operimin e HEC-eve brenda kuotave te lejuara nga rregulloret e shfrytezimit dhe maksimizimin e shfrytëzimit të prurjeve të pritshme, për të shmangur në maksimum shkarkimin e ujit pa prodhim energjie, u bë e domosdoshme të parashikohej rritja e prodhimit të energjisë elektrike. Një pjesë e konsiderueshme e saj, pas përmbushjes së nevojave të tregut të rregulluar (detyrimit për shërbim publik që përfshin kërkesën mujore për energji elektrike nga OSHEE për konsumatorët tariforë, humbjet në rrjet dhe shërbimet e balancimit për OST), duhej tregtuar në tregun e parregulluar të energjisë elektrike, në të kundërt, do të detyroheshim të shkarkonim volume uji pa prodhim energjie.
Të dhënave e publikuara në faqen e Bursës Hungareze për periudhen e tregtimit te energjisë elektrike nga KESH (01-31.03.2018), për kontratat “physical future” me profilin “bande-baseload” dhe “pik-peak” për muajin Mars 2018, janë si me poshtë:
(çmimi i profilit bandë për muajin Mars është 38.07 EUR/MWh dhe çmimi i profilit peak 47,20 EUR/MWh):
Cmimet e marra në procedurat e realizuara nga KESH janë 34,07 EUR/MWh për profilin bandë dhe 35,77 EUR/MWh në profilin peak, ndërkohë që profili peak i KESH nuk përfshin orët 09:00-10:00 dhe 18:00-22:00 që janë dhe më të shtrenjta të profilit peak të bursës hungareze.
Pra dhe krahasimi i çmimit të shitjes së KESH me profilin peak të Bursës Hungareze është i pasaktë.
Më tej, që çmimi i shitjes së energjisë elektrike nga KESH në Shqipëri të bëhet drejtëpërdrejtë i krahasueshëm me çmimet e shitjes së Bursës Hungareze, duhet të mbahet në konsideratë fakti që çmimi i shitjes së energjisë elektrike siç publikohet në bursën hungareze përmban edhe kostot që do KESH do te duhej ti mbulone nëse këtë energji do tatregtonte në mënyrë të drejtpërdejtë (kostot e kapacitetit të transmetimit dhe kostot administrative për pjesëmarrje nëbursë).
Për periudhën objekt shitje energjie elektrike (Mars 2018) kostot për kapacitet trasmetimi në drejtimin AL-HU kapin vlerën rreth 5 EUR/MWh.
Pavarësisht kësaj, në rrethanat e mësipërme theksojmë se nuk mund të përbëjë bazë krahasimi çmimi i shitjes së energjisë elektrike në tregjet day-ahead (ditës përpara) dhe intraday (brenda së njëjtës ditë)
në shitjet e energjisë elektrikë për kontratat “physical future” referuar shitjes së bërë për periudhën 1-31 mars 2018.
KESH shpreh keqardhje që kronika e pasaktë e publikuar në Top Channel ka për autor një gazetar i cili përveç angazhimit të tij në media, duhet të kishte njohuritë dhe eksperiencën e duhur në çështjet e tregtisë së energjisë elektrike, pasi ka qenë në marrëdhënie pune pranë kabinetit të administratorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare si këshilltar në periudhën 2011-2013.“