• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shiti lirë energjinë, KESH hedh poshtë pretendimet e TCH: Dizinformacion për të dëmtuar Shqipërinë!

by Java News
28/02/2018 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KESH shet lirë. Energjia shqiptare, 4 mln euro më lirë se çmimi i bursës”.-ka qënë ky titulli i një prej kronikave në edicionin e lajmeve në  TCH ku gazetari ka bërë krahasime shifrash të pabazuara duke disinformuar kështu opinionin publik.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i vetë Koorporatës ku në një deklaratë shpërndarë mediave thotë se: “Përmbajtjen e kësaj kronike të pasaktë dhe për më tepër disinformuese  dëmton rëndë imazhin e shoqërisë”

Deklarata vijon:“KESH shpreh keqardhje që kronika e pasaktë e publikuar në Top Channel ka për autor një gazetar i cili përveç angazhimit të tij në media, duhet të kishte njohuritë dhe eksperiencën e duhur në çështjet e tregtisë së energjisë elektrike, pasi ka qenë në marrëdhënie pune pranë kabinetit të administratorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare si këshilltar në periudhën 2011-2013.”

Deklarata e plotë e KESH:

SQARIM PUBLIK PËR TË INTERESUARIT:

“Sot më datë 28.02.2018, në edicionin informativ të orës 15:00 në televizionin Top Channel është publikuar kronika me titull “KESH shet lirë. Energjia shqiptare, 4 mln euro më lirë se çmimi i bursës”.
KESH e konsideron përmbajtjen e kësaj kronike të pasaktë dhe për më tepër disinformuese që dëmton rëndë imazhin e shoqërisë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sqaron publikun për sa më poshtë vijon:

Aktualisht, shoqëria KESH ndodhet në kushtet e prodhimit të energjisë elektrike në nivelin 28 milion kWh/ditë dhe gjithashu po kryen shkarkime të detyruara dhe të kontrolluara të ujit, që nëse konvertohen në energji elektrike janë në vlerën 5-6 milion kWh/ditë.

Referuar situatës hidroenergjitike (prurje, prodhim dhe kuota) dhe kushteve metrologjike aktuale dhe atyre të parashikuara për muajin Mars 2018, me synim operimin e HEC-eve brenda kuotave te lejuara nga rregulloret e shfrytezimit dhe maksimizimin e shfrytëzimit të prurjeve të pritshme, për të shmangur në maksimum shkarkimin e ujit pa prodhim energjie, u bë e domosdoshme të parashikohej rritja e prodhimit të energjisë elektrike. Një pjesë e konsiderueshme e saj, pas përmbushjes së nevojave të tregut të rregulluar (detyrimit për shërbim publik që përfshin kërkesën mujore për energji elektrike nga OSHEE për konsumatorët tariforë, humbjet në rrjet dhe shërbimet e balancimit për OST), duhej tregtuar në tregun e parregulluar të energjisë elektrike, në të kundërt, do të detyroheshim të shkarkonim volume uji pa prodhim energjie.

Të dhënave e publikuara në faqen e Bursës Hungareze për periudhen e tregtimit te energjisë elektrike nga KESH (01-31.03.2018), për kontratat “physical future” me profilin “bande-baseload” dhe “pik-peak” për muajin Mars 2018, janë si me poshtë:

(çmimi i profilit bandë për muajin Mars është 38.07 EUR/MWh dhe çmimi i profilit peak 47,20 EUR/MWh):

Cmimet e marra në procedurat e realizuara nga KESH janë 34,07 EUR/MWh për profilin bandë dhe 35,77 EUR/MWh në profilin peak, ndërkohë që profili peak i KESH nuk përfshin orët 09:00-10:00 dhe 18:00-22:00 që janë dhe më të shtrenjta të profilit peak të bursës hungareze.

Pra dhe krahasimi i çmimit të shitjes së KESH me profilin peak të Bursës Hungareze është i pasaktë.

Më tej, që çmimi i shitjes së energjisë elektrike nga KESH në Shqipëri të bëhet drejtëpërdrejtë i krahasueshëm me çmimet e shitjes së Bursës Hungareze, duhet të mbahet në konsideratë fakti që çmimi i shitjes së energjisë elektrike siç publikohet në bursën hungareze përmban edhe kostot që do KESH do te duhej ti mbulone nëse këtë energji do tatregtonte në mënyrë të drejtpërdejtë (kostot e kapacitetit të transmetimit dhe kostot administrative për pjesëmarrje nëbursë).

Për periudhën objekt shitje energjie elektrike (Mars 2018) kostot për kapacitet trasmetimi në drejtimin AL-HU kapin vlerën rreth 5 EUR/MWh.

Pavarësisht kësaj, në rrethanat e mësipërme theksojmë se nuk mund të përbëjë bazë krahasimi çmimi i shitjes së energjisë elektrike në tregjet day-ahead (ditës përpara) dhe intraday (brenda së njëjtës ditë)
në shitjet e energjisë elektrikë për kontratat “physical future” referuar shitjes së bërë për periudhën 1-31 mars 2018.

KESH shpreh keqardhje që kronika e pasaktë e publikuar në Top Channel ka për autor një gazetar i cili përveç angazhimit të tij në media, duhet të kishte njohuritë dhe eksperiencën e duhur në çështjet e tregtisë së energjisë elektrike, pasi ka qenë në marrëdhënie pune pranë kabinetit të administratorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare si këshilltar në periudhën 2011-2013.“

Next Post
Në këtë ditë, më 10 Maj, u zgjodh kryeministër për herë të parë Berluskoni

L’Espresso: Berluskoni-Koza Nostra, 20 vite para në të zezë nga Milano në Palermo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

October 19, 2026
Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com