Grabitjet e banesave janë kthyer në një fenomen mjaft shqetësues për forcat e rendit. Të shumta janë rastet e raportuara së fundi nga zona të ndryshme të vendit, ku grabitësit kanë terrorizuar familjet në orët e vona të natës.
Një tjetër grabitje raportohet në Korçë ku autorët kanë gjetur një mënyrë si në filma për të hyrë në një banesë.
Nga se bëhet e ditur, hajdutët kanë carë murin e pasëm të banesës në pronësi të një çifti të moshuarish që ishin emigrantë, duke grabitur të gjitha pajisjet elektroshtepiake dhe disa sende personale të çiftit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën të identifikuar autorët dhe arrestimin e tyre./a.m.