Agjencia amerikane e hapësirës NASA në të ardhmen e afërt do të dërgojë një lloj nëndetëse robotike në Titan për të hulumtuar sipërfaqen e ftohtë detare të hënës së Saturnit.
Shkencëtarët kanë testuar sondën kozmike, përmes së cilës do të simulojnë kushtet nga Kraken Mare, i madhësisë 155.000 kilometra katrorë, siç quhet deti në Titan.
Sipërfaqja e lëngët në Titan dallon dukshëm nga ajo në Tokë, pasi në vend të ujit përbëhet nga përzierja e metanit dhe etanit, ndërsa temperaturat shkojnë deri në minus 184 gradë Celsius, transmeton kp. Nisja e misionit është planifikuar aty nga mesi i vitit 2030. (b.an)