• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u arrestuan agresorët e trajnerit të Vllaznisë (Emrat)

by Java News
27/02/2018 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi mbrëmjen e sotme se janë vënë në pranga personat që tentuan të godasin me thikë trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka. Lajmin për arrestimin e autorëve, ministri Xhafaj e dha gjatë një interviste në emisionin “Përballë”.

“Nga Policia dhe prokuroria sapo u njoftova se kanë arrestuar autorët e plagosjes dhe sulmit të trajnerit të ekipit të ‘Vllaznisë’ në Shkodër”, deklaroi ministri Xhafaj.

Pas kësaj deklarate, Policia e Shkodrës ka publikuar edhe detajet për ngjarjen e zbardhur dhe emrat e dy autorëve të sulmit.

 

INFORMACIONI I POLICISE

Strukturat e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, falë një pune intensive hetimore dhe të pandërprerë, identifikuan dhe arrestuan shtetasit:

  • Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër
  • Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër

 Arrestimi i tyre u bë pasi më 22 shkurt 2018, rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, shtetasi Nehat Fojleta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit “Vllaznia”. Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.

 Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje

 Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

(Balkanweb)

Next Post
Presidenti Meta i sigurtë: Kurrë s’do ketë veto të Greqisë për integrimin e Shqipërisë

Presidenti Meta i sigurtë: Kurrë s’do ketë veto të Greqisë për integrimin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com