Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një njoftimi njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, ka lajmëruar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen miqësore të 26 marsit mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 19:00.
FSHF ka bërë publike edhe listën e çmimeve të biletave, ndërsa ka njoftuar se të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë në websitin e FSHF-së, në linkun përkatës: Biletaria.
Gjithashtu, FSHF ka bërë dije se janë të gjithë sektorët dhe tribunat në shitje dhe mund të blini biletat për të ndjekur ndeshjen miqësore të ekipit përfaqësues.
Edhe pse është një ndeshje miqësore, institucioni më i lartë i futbollit në vend nuk ka hequr dorë nga çmimet e “kripura”/a.ç