• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIRANE/ Shisnin vendet e punës me nga 5 mijë euro, përfundojnë në birucë, emrat

by Java News
27/02/2018 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona shoqërohen në polici pas vendimit të gjykatës me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”. Të shoqëruar janë shtetasit Ndriçim Safer Jaçelli dhe Anilda Pavllo Panajoti. Prokuroria e Tiranës pasi hetoi çështjen prej disa muajsh ia dërgoi kërkesën për masa të sigurimit personal për shtetasit Ndriçim Jaçelli dhe Anilda Panajoti.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit Erjon Imeraj të Prokuorisë së Tiranës për vendosjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit Ndriçim Safer Jaçelli, i datëlindjes 3 prill 1958, lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 dhe 25 i Kodit Penal dhe për masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetases Anilda Pavllo Panajoti, e datëlindjes 21.03.1960, lindur dhe banuese në Tirane, si e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në 11 tetor 10.2017 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Seksioni për Korrupsionin, ka regjistruar procedimin penal nr 8277 të vitit 2017, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga neni 245 të Kodit Penal.

Sikurse rezulton nga aktet e këtij procedimi, në datë 4 tetor 2017 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka bërë kallëzim penal shtetasi Genti Refik Xhaferri, me banim në Shkozë, Tiranë.

Kallëzuesi Genti Refik Xhaferi në fillim të vitit 2015, nëpërmjet rrethit shoqëror, në rrethana rastësore ka njohur shtetasin Ndriçim Jaçelli, i cili gjatë kësaj periudhe kohore punonte si inxhinier në Drejtorinë për Transformatorët në varësi të OSHEE-së, me vendndodhje në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë. Sipas kallëzuesit njohja me këtë shtetas ka vijuar me biseda shoqërore dhe marrëdhënia në mes tyre është forcuar edhe më shumë duke krijuar shoqërori me njëri-tjetrin.

Sipas kallëzuesit në shtator 2015 Jaçelli i ka propozuar mundësinë e punësimit në të njejtën drejtori ku ai punonte, pasi sipas këtij të fundit ai kishte marrëdhënie shumë të mira me drejtorin e këtij institucioni, të cilin kallëzuesi e njeh vetëm me emrin “Rudolf”.

Ndriçim Jaçelli, sipas kallëzuesit Xhaferi, i ka thënë se për një vend pune në Drejtorinë ku punonte paguhej një shumë prej 4.000 deri në 5.000 euro, në formë mitdhënieje.

Por, pas disa bisedash të bëra mes tij dhe Ndriçimit për këtë qëllim, ky i fundit i ka thënë se kishte folur me drejtorin dhe ai kishte rënë dakort që për kallëzuesin do të mbaronte punë kundrejt pagesës prej 2.000 euro.

Shtetasi Xhaferi thotë se pasi bisedoi me anetarët e tjerë të familjes për këtë mundësi punësimi, ai ka mbajtuar kontakte të vazhdueshme me shtetasin Ndriçim Jaçelli.

Pasi ka mundur të sigurojë shumën e kërkuar prej 2000 euro, më 19 shtator 2015 Xhaferi thotë se është takuar me shtetasin Ndriçim dhe ne dyqanin ku ai tregton celularët dhe në prani edhe të babait të tij shtetasit Refik Xhaferri, i ka dhënë shumën prej 2.000 euro, sëbashku me dokumentat e kërkuara për punësim.

Më pas, në tetor 2015 shtetasi Ndriçim Jaçelli është larguar nga Shqipëria dhe me Xhaferin ka vijuar komunikimi në rrjetin social “Facebook” (një pjesë e këtyre komunikimeve janë vënë në dispozicion) dhe rezulton se shtetasin Ndriçim Jaçelli mundohej të justifikohej në lidhje me premtimin që kishte bërë. Sipas kallëzuesit ky komunikim ka vijuar deri në fillim të vitit 2017, kur shtetasi Jaçelli ka ndërprerë gjithçka.

Sipas kallëzuesit në pamundësi për të komunikuar me shtetasin Ndriçim Jaçelli, ai ka komunikuar disa herë me bashkëshorten e shtetasit Ndriçim, shtetasen Anilda Panajoti si fizikisht ashtu edhe nëpërmjet numrit celular 067……., të cilës i ka shprehur shqetësimin për veprimet e bashkëshortit të saj, biseda disa prej të cilave kallëzuesi i ka regjistruar dhe të vëna në dispozicion.

Shtetasi Xhaferi thotë se Anilda i ka pohuar se dijeninë e bisedave që kishte bërë kallëzuesi me shtetasin Ndriçim dhe meqënëse sipas saj bashkëshorti ndodhej në burg jashtë Shqipërisë ajo ka marrë përsipër të interesohej drejtpërdrejt te drejtori për këtë qëllim.

Sipas kallëzuesit ai ka kontaktuar disa herë me shtetasen Anilda, ku ajo i ka premtuar që do të bisedonte edhe me këshilltaren e Ministrit në lidhje me punën e tij dhe në rast të kundërt do t’i kthente lekët deri në muajin shkurt 2017. Por, sipas kallëzuesit pavarsisht premtimeve të shtetases Anilda Panajoti ai deri më tani nuk ka filluar punë dhe as nuk i janë kthyer paratë nga dy personat e sipërcituar ne kallëzim.

Sipas prokurorisë së Tiranës, për shtetasit Anilda Panajoti dhe Ndriçim Jaçelli ekzistojne dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 dhe 25 i Kodit Penal;

-për shtetasit Anilda Panajoti dhe Ndriçim Jaçelli nuk ka shkaqe të njohura padënueshmërie apo të shuarjes së veprës penale;

-referuar mekanizmit të ngjarjes ekziston rreziku që shtetasit Anilda Panajoti dhe Ndriçim Jaçelli mund të kryejnë vepra penale të njejta apo më të rënda nëse do të jenë në gjendje të lirë;

-ekziston rreziku i ikjes dhe shmangies së tyre nga procedimi dhe përgjegjësia penale për shkak të sanksionit që parashikon vepra në rastin konkret;

-duke qenë se hetimet duhet të vazhdojn me marrjen e provave të tjera sikurse janë deklarimet e personave që pretendohet se njihen nga të dyshuarit, ekziston rreziku që nëse do të jenë në gjendje të lirë, të vënë në rrezik marrjen dhe vërtetësine e provës.

ma.me

Next Post
(FOTOT) KUKES/ Ringjallen vlerat e humanizmit, 3 orë në këmbë në dëborë, FA shpëton gruan e izoluar

FOTO-VIDEO/ Dëbora zbardh Tiranën, qytetarët dalin në rrugët e kryeqytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

May 3, 2026
“Hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Salianji i përgjigjet Berishës: I vetmi politikan në PD i lidhur me krimin

“Hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Salianji i përgjigjet Berishës: I vetmi politikan në PD i lidhur me krimin

May 3, 2026
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare

May 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 4 maj 2026

May 3, 2026
Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

May 3, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

PROFIL! Dita e parë e gjyqit në tokë… e Ilir Metës

May 3, 2026
Berisha sulmon kundërshtarët brenda PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

Berisha sulmon kundërshtarët brenda PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

May 3, 2026
Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori

Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori

May 3, 2026
Zbulohet plani, çfarë përfshin propozimi me 14 pika i Iranit për SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

Zbulohet plani, çfarë përfshin propozimi me 14 pika i Iranit për SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

May 3, 2026
U ndërpre pas debateve për listat e votuesve, rifillon procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD në Korçë

U ndërpre pas debateve për listat e votuesve, rifillon procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD në Korçë

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In