1815 – Napoleon Bonaparti u arratis nga robëria prej ishullit të Elbës dhe me ndihmën e një grupi bashkëpunëtorësh rifitoi pushtetin në Francë. Sundimi i tij i dytë, i quajtur “Njëqind ditë”, përfundoi në qershor pas humbjes ushtarake në Waterloo.
1909 – Turqia njohu aneksimin e Bosnjës dhe Hercegovinës prej Austro-Hungarisë.
1935 – Fizikani skocezi fizik Robert Ëatson demonstroi radarin e parë funksional dhe praktikisht të përdorshëm.
1936 – Adolf Hitler hapi fabrikën e parë për prodhimin e një “automjeti kombëtar” (folksvagen) në Gjermani.
1952 – Kryeministri britanik Winston Churchill njoftoi se Mbretëria e Bashkuar kishte prodhuar një bombë atomike dhe do ta provonte atë në Australi.
1986 – Bashkimi Sovjetik filloi bllokun e parë të stacionit hapësinor “Mir” në orbitën e Tokës, i cili u shkatërrua pas djegies pas 15 vjetësh dhe pjesët e padjegura ranë në Oqeanin Paqësor (23 mars 2001). (b.an)