Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker së bashku më komisionerin Johannes Hahn ndodhen për një vizitë në Tiranë, në kuadër të një turneu për të prezantuar strategjinë e re të Zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Juncker ka mbërritur rreth orës 18:00 dhe do qëndrojë ne vendin tonë deri mesditën e të hënës, ku pritet të ketë takime me personalitete të larta të politikës.
Juncker i cili njihet për stilin e tij të veçantë është pritur nga kryeministri Edi Rama në kryeministri, ndërsa ajo që ra në sy ishte përshëndetja e tij si ushtarak me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati si dhe puthja e dorës për ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin. /ma.me