Florida në SHBA u trondit nga një sulm me armë në një shkollë ku mbetën të vdekur 17 nxënës dhe pjesëtarë të stafit. Autori ishte një 19-vjeçar, ish-nxënës i gjimnazit.
Ai hyri në shkollë dhe nisi të hapë zjarr. Pas ngjarjes dolën në pah edhe problemet e sigurisë. Oficeri i armatosur i cili duhej të ruante shkollën nuk reagoi.
Por, duket se të tjera probleme dalin në pah. FBI duket se nuk ka vlerësuar si duhet situatën. Agjencia ishte njoftuar nga një grua për rrezikshmërinë e 19-vjeçarit Cruz.
Ajo i kishte thënë agjentëve se ai ëhstë i rrezikshëm dhe duhet të marrin masa. Ky denoncim ishte bërë pak javë para se të ndodhte masakra. Vlen të theksohet se Cruz në disa raste në mediat sociale kishte publikuar foto të arsenalit të armëve që posedonte./JavaNews/a.m.