Gjatë fjalës së tij në forumin e biznesit Shqipëri-Itali, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka potenciale dhe mundësi të mëdha për të investuar.
Teksa vlerësoj ngjashmërinë mes dy vendeve, Rama theksoi se në Shqipëri po punohet për të lehtësuar burokracinë, ndërsa avantazh për biznesmenët italianë janë taksat më të ulëta se sa vendin fqinj.
“Shqipëria është një vend që jo vetëm rritet, por një vend që italianët ndihen në shtëpinë e tyre. Jemi italianë me të njëjtat vlera e defekte. Jemi Italia e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë, për të bërë, e për të fituar. Përveç problemeve, pengesave, Shqipëria i garanton të gjitha këto. Ka një mënyrë të jetuari që ngjajnë me tuajën, me avantazhin që ka taksa më të ulëta. Edhe ne duhet të vazhdojmë të lehtësojmë burokracinë. Jemi shumë poshtë jush për taksa. Për ulje taksash nuk do më mbështeste ministri që kam”, u shpreh Rama.