3 persona humbën jetën nga ortekët në malet e Alpeve, ndërsa të paktën 10 të tjerë u lënduan.
Viktimat u shënuan në incidente të ndryshme.
Babë e bijë 43 dhe 11 vjeç humbën jetën në zonën e quajtur Savoja e sipërme në Francë.
Në të njëjtën zonë orteku i mori jetën edhe një 29-vjeçari.
Ndërsa 10 persona të tjerë u plagosën pasi u zunë nga një tjetër ortek në pjesën zvicerane të Alpeve.