Në Tiranë po zhvillohet Forumi i Biznesit Itali-Shqipëri.
Në vendin tonë kanë ardhur 200 sipërmarrje italiane, ndërsa ambasadori Alberto Cutillo u shpreh se Reforma në Drejtësi do të tërheqë më shumë investues.
“Reforma presim që të tërheq më shumë investues.Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe nëse ndodh Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re për modernizimin e sistemit ekonomik. Ndërmarrjet italiane do të mbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet” deklaroi ai.
Në këtë takim është i pranishëm kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Arben Ahmetaj, dhe Ivan Scalfarotto, kryetar i delegacionit, zv.ministër i Zhvillimit Ekonomik.
“200 kompani të Confindustria-s Italiane në Shqipëri, për një kapitull të ri investimesh që krijojnë punësim dhe ekonomi”, shkruan kryeministri Rama teksa bashkëngjitur përcjell live aktivitetin në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
a.ç