Në katër minuta grabiten dy kasaforta, të cilat në orët e para të mengjesit u gjendën në afërsi të Milotit. Zyrat postare ne qytetin e Rreshenit jane grabitur ne oret e para te dites se sotme rreth ores 4:00.
Pavarsisht se rojet e sigurise kane mberritur shume shpejt nga zyrat jane marre dy kasaforta qe jane ngarkuar ne nje atuomjet nga katër grabitës.
Nga verifikimi i kamerave të sigurisë rezulton se grabitja ka zgjatur rreth 4-5 minuta.
Grabitësit kanë shtremberuar kameren e jashtme të sigurisë ndersa kane përdorur mjete të forta per te hyre ne ambjentet e Postës dhe prej aty kanë marrë dy kasaforta të lëvizshme.
Kanë qenë kamerat e brendshme që kanë fokusuar katër personat, të gjithë me maska dhe doreza.
Nga burime pranë policisë eshte bere e ditur se ne kasaforta ka pasur një sasi të konsiderueshme pullash postare, si dhe kupona pasaportash, por brenda tyre nuk ka patur vlera parash.
Grabitësit i kanë hedhur kasafortat në afërsi të Milotit, pasi kanë parë që nuk u vlejnë dhe mund të identifikoheshin.
Policia i ka gjetur ato dhe kuponët në afërsi të Milotit, ndersa ka nisur hetimet ne lidhje me kete ngjarje./Panorama/a.m.