Normalizohet situata në të gjitha akset rrugore të Qarkut të Korçës, përfshi edhe Qafë-Thanën.
Është dashur ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për të mbajtur nën kontroll Qafë-Thanën, nga Lini deri në Prrenjas. Trashësia e borës në majën e Qafës së Thanës ka shkuar në 30 cm. Policia, në bashkëpunim me firmën nënkontraktore dhe institucionin e prefektit, për gjatë gjithë natës nuk ka lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe të papajisurat me zinxhirë edhe për të lehtesuar punën e borëpastrueseve.
Si rezultat i kësaj pune, i gjithë aksi rrugor, të gjitha rrugët nacionale të Qarkut të Korçës janë të kalueshme normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm akset në zonat e thella malore, ku kalimi bëhet me zinxhirë.
Mëngjesin e sotëm aksin rrugor të Qafë-Thanës e ka inspektuar drejtori i përgjithshëm i ARRSH-së, Afrim Qendro.
a.ç