Një ngjarje e rëndë aksidentale ka ndodhur në Tiranë, ku një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga shkallët e pallatit.
Sipas policisë ngjarja ndodhi në rrugën “Shefqet Kuka”, ku shtetasi me inicialet Th. Gj ka marrë plagë në kokë, pasi ka rënë nga shkallët e pallatit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 12.02.2018, në rrugën “Shefqet Kuka”, është gjetur i vdekur me plagë në kokë, shtetasi TH.GJ, vjeç 70, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se aksidentalisht ka rënë tek shkalla e pallatit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale./a.m.