• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FMN: Reforma në drejtësi kyçe për investitorët e huaj, problem borxhi publik

by A R
13/02/2018 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se përmirësimi i ekonomisë globale i jep mundësi Shqipërisë të ketë një rritje më të madhe ekonomike.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Fondit, Tao Zhang i sugjeron qeverisë të thellojë reformat për të mbështetur zhvillim e shpejtë ekonomik të vendit dhe përafrimin e të ardhurave me Bashkimin Europian.

Intervista

Top Channel: Ekonomia shqiptare po rimëkëmbet pas një periudhe të gjatë me rritje të ngadaltë. Por a është rritja katër për qind e mjaftueshme për të mbështetur uljen e varfërisë dhe përafrimin e mirëqënies me Bashkimin Europian?

Tao Zhang, zv.drejtor i Përgjithshëm i FMN: Ne kemi parë që rritja ekonomikë eshtë forcuar, por sërish ajo mbetet më e ulët se në vitet para krizës. Duke parë burimet e pasura dhe pozicionin e mirë gjeografik, Shqipëria ka mundësi për një rritje më të larftë ekonomike. Ekzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë që kjo rritje të realizohet dhe kjo është një arsye më shumë për autoritetet që të mos rrinë duarkryq.

Top Channel: Si mundet Shqipëria të përfitojë nga ambienti më i mirë i ekonomisë botërore? Cilat janë pengesat që nuk e lejojnë ekonominë të rrite të me shpejtë?

Tao Zhang: Borxhi publik është i lartë. Sektori bankar përballet ende me një nivel të lartë të kredive të këqija dhe reforma në drejtësi ka akoma punë për ta bërë sistemin e më efektiv, më transparent dhe më të përgjegjshëm ndaj publikut.

Top Channel: Pse reforma në drejtësi është kaq e rëndësishme për ekonominë? FMN e ka përmendur disa herë atë si një kusht përcaktues për të ardhmen e ekonomisë.

Tao Zhang: Reforma në gjyqësor dhe reformat e tjera institucionale, përfshirë ato të mirëqeverisjes janë element kycc për të forcuar besimin e sektorit privat, qoftë atij vendas ashtu dhe investitorëve të huaj.

Top Channel: A mendoni se ekonomia shqiptare do të kishte përfituar më shumë nëse nëse qeveria do të kishte nënshkruar një marrëveshje të re me Fondin Monetar?

Tao Zhang: Ne sapo përfunduam me sukses një marrëveshje tre vjecar me Shqipërinë. FMN është e gatshme të vazhdojë angazhimin e saj në shqipëri. Pastaj se si do të jenë ky angazhim a do të jetë një program i ri apo në një formë tjera bashkëpunimi, këtë do ta shohim.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e mërkurë 14 Shkurt 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com