Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur me 1.5 kg heroinë në pikën kufitare Kakavijës.
Elton Ferko nga Fieri po udhëtonte me autobuzin e linjës Tiranë-Athinë dhe kishte fshehur drogën pjesërisht në çantë dhe pjesërisht në trup.
Burimet thonë se Ferko 1 kg heroinë e mbante të fshehur poshtë rrobave të trupit ndërsa 0.5 kg i kishte fshehur në çantën e dorës.
Ai është pikasur nga policia gjatë kontrollit në pikën e daljes pasi kishte vulosur pasaportën.
Pritet që Policia e Gjirokastrës të japë më shumë detaje rreth këtij rasti.
a.ç