Të paku dy ushtarë turq kanë rënë dëshmorë pasi u rrëzua një helikopter turk gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky informacion u konfirmua nga Shtatmadhoria e Ushtrisë së Turqisë, në njoftimin e së cilës theksohet se sot gjatë operacionit në rajonin e qytetit sirian Afrin, është rrëzuar një helikopter turk.
Po ashtu konfirmohet se kanë rënë dëshmorë dy ushtarë turq.
“Lidhur me rastin është ngritur hetim. Thellë jemi të prekur nga lajmi i vdekjes së ushtarëve tanë. Familjes së të ndjerëve, të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura dhe mbarë popullit turk u shprehim ngushëllime”, theksohet në njoftim./a.m.