1478 – Lindi humanisti dhe shtetari britanik Tomas Mor (Thomas More), diplomat dhe Lord Kancelar i Henry VIII(1529-32). Ai u zhgënjye pasi s’pati mbështetjen e mbretit në debatin e tij me Papën, dhe në 1535 ai nuk pranoi ta njihte Henrin si kreun e Kishës Angleze. Pas kësaj, ai u dënua me vdekje dhe u ekzekutua. Si shkrimtar, ai njihet për veprën e tij “Utopia” (1516), në të cilën ai dha vizionin e një shoqërie ideale.
1812 – Lindi Charles Dickens, themeluesi i romanit social, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm, e më me ndikim dhe më i lexuar gjerësisht mes shkrimtarëve që shkruan anglisht ( “David Copperfield”, “Oliver Tëist”,).
1878 – Vdiq Papa Piu IX, patronazhi i të cilit zgjati 31 vjet dhe 236 ditë, e konsiderohet se ishte më i gjatë në historinë e Kishës Katolike. Gjatë papatit të tij, shteti Kishës (Papal) humbi shumicën e territorit të saj dhe Papa u tërhoq në Vatikan (1870). Ai shpalli në 1854 dogmën rreth konceptimit pa mëkat të Virgjërës, dhe në vitin 1870 për infabilitetin (pagabueshmërinë) e Papës. (b.an)