Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të kryeqytetit grek, ku një shqiptar është goditur disa herë me thika nga tre persona të maskuar, dhe më pas tentuan t’i rrëmbenin të dashurën, me të cilën ishte duke ecur në rrugë.
Sipas raportimeve të mediave helene, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës. I riu shqiptar ka lajmëruar menjëherë policinë e cila po patrullonte në atë zonë ku ndodhi ngjarja dhe ka arritur të prangosë një prej autorëve të ngjarjes.
“Gjithçka nisi disa minuta pas orës 3 të mëngjesi.
I riu shqiptar ishte me të dashurën e tij dhe tre persona me kapuç në kokë i afruan atij duke e goditur disa herë me thikë në trupë.
Shqiptari mbulohet nga gjaku dhe përfundon në asfalt dhe më pas tre personat e maskuar tentuan të merrnin me forcë të dashurën duke e tërhequr drejt një automjeti të parkuar në zonë, por nuk ia arritën, pasi viktima kërkon ndihmë nga patrulla e policisë që po monitoronte zonën”, raporton “Protothema”. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe pak më vonë ka arrestuar njërin prej personave që mendohet se janë shqiptarë.
Sipas policisë shtetasi shqiptar i arrestuar është me precedentë penalë, i akuzuar për grabitje dhe vjedhje në të shkuarën dhe ishte deportuar katër herë nga vendi.
Policia dhe mediat në shtetin fqinj nuk bëjnë me dije emrin e të plagosurit dhe të arrestuarit. (TemA TV)