Vazhdojnë sërish incidentet për Drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) në bashkinë e Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në afërsi të banesës të 40 vjeçarit Florenc Hoxhës, dy persona me maska kanë hedhur dy shishe me lëndë eksplozive.
Gjithashtu, po sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se kallëzimin në polici e ka bërë vetë Hoxha, por ai nuk ka shkuar të japë një deklaratë konkrete, pasi kallëzimin e ka bërë vetëm me anë të një telefonate.
Redaksia Online
(JavaNews.al)