Marrëveshja e nënshkruar pak kohë më parë ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Fakultetit të Mjekësisë për përkujdesje falas për shëndetin e dhëmbëve të të gjithë vogëlushëve në shkollat e Tiranës ka nisur të konkretizohet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton të gjithë nxënësit e shkollave në kryeqytet që të tregohen të vëmendshëm, në mënyrë që çdo fëmijë të mësojë higjienën, e të kujdeset për dhëmbët.
“Të gjitha shkollat e Tiranës, po vizitohen nga dentistët vullnetarë të Bashkia Tiranë, që çdo fëmijë të mësojë higjienën, e të kujdeset për dhëmbët e veckël”, shprehet Veliaj.