Real Madrid po kalon sezon shumë të vështirë, ku është eliminuar nga Copa del Rey dhe është 19 pikë mbrapa Barcelonës. Madrilenët janë eliminuar nga Copa del Rey dhe janë 19 pikë mbrapa Barcelonës në La Liga, ndërsa po garojnë vetëm në Ligën e Kampionëve, ku do të takohen me PSG në 1/8 e finales.
Pikërisht kjo garë mund të shpëtojë këtë sezon të dobët të Real Madridit, ashtu siç kishte ndodhur edhe pesë herë të tjera në të kaluarën. Fillimisht kishte ndodhur në sezonin e parë të Ligës së Kampionëve 1955-56, ku Reali kishte qenë shumë dobët në ligë dhe Kupë, por me triumfin ndaj Reims 4:3 bëri që të harrohet gjithçka.
Pastaj kishte ndodhur në vitin 1965-66, ku Reali kishte triumfuar sërish në Champions, pas një sezoni tjetër të dështuar.
Kjo skenë ishte përsëritur në sezonin 1997-98, kur Realin e drejtonte Jupp Heynckes. Madrilenët kishin përfunduar sezonin në vendin e tretë në La Liga, por kishin triumfuar ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve 1:0.
Vetëm dy vite më vonë u përsërit e njëjta situatë, por kësaj radhe Reali në finale të Ligës së kampionëve mposhti Velncian me rezultat 3:0.
Për herë të fundit kur Liga e Kampionëve shpëtoi një sezon të dobët të Realit ishte në vitin 2016, kur Zinedine Zidane pasi mori drejtimin e skuadrës nga Rafa Benitez, arriti të ngushtonte epërsinë ndaj Barcelonës në La Liga dhe të triumfonte në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit pas penalltive, përgatiti “Express”. (b.an)