• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

ARMO shitet sërish? Del në skenë emri i kompanisë britanike

by A R
05/02/2018 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kompani britanike me kapital 10 mijë paund do të jetë pronarja e re e ARMO-s. Top Channel ka mësuar se ALLUM Enterprises limited, e regjistruar në Londër është në prag të blerjes së rafinerisë së Ballshit nga Banka Credins, përmes degës së saj shqiptare Allum Enterprises sh.a.

Vetë Banka Credins e kontaktuar nga Top Channel nuk e konfirmon mbylljen e transaksionit, por ka pohuar se është në negociata për ta shitur rafinerinë, e cila ka kaluar në pronësinë e kësaj banke si garanci për një kredi të pashlyer, që ARMO e ka marrë në kohën kur zotërohej nga Rezart Taçi.

Por kush është blerësi i ri i ARMO-s? Allum Enterprises Limited është themeluar në Londër në qershor të vitit të kaluar nga Ajit Prasad dhe Suman Mitra. Dy muaj më vonë, ajo ka krijuar në Shqipëri kompaninë bijë Allum Enterprises sh.a, përmes të cilës është duke blerë ARMO-n. Detajet e transaksionit për ARMO-n nuk dihen ende.

Por sipas dokumentave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Allum Enteprises dhe banka Credins rezultojnë të lidhura në marrëdhënie biznesi me njëra-tjetrën që prej vitit të kaluar. Sipas dokumentave, në 29 gusht të vitit të kaluar Allum Enterprises ka marrë një kredi rreth 17 milionë euro nga banka Credins. Për këtë kredi allum enterprises ka vënë si garanci 100 për qind të aksioneve të saj.

Allum Enterprises është një kompani me objekt aktiviteti tregtimin dhe rafinimin e hidrokarbureve. Por nuk dihet ende se cilat janë planet e saj për rafinerinë e Ballshit, e cila qëndron e mbyllur prej disa muajsh duke shkaktuar dhe protestën e 1 mijë e 200 punonjësve. Që pas privatizimit në vitin 2009, ARMO ka ndërruar tre herë pronarë duke grumbulluar mbi 200 milionë euro borxhe ndaj shtetit për taksa të papaguara dhe miliona euro të tjera për faturat e energjisë dhe shërbimeve publike.

Të gjitha shitjet apo dhëniet me qera të kompanisë, të cilat kanë rezultuar me pasoja të rënda për buxhetin janë bekuar nga qeveritë. E fundit ishte marrja me qera nga IRTC në fund të 2016-ës, që edhe pse u cilësua si sukses nga qeveria i shkaktoi buxhetit një dëm prej mbi 30 milionë euro për taksa të papaguara. Edhe këtë radhë qindra milionë eurot borxhe që ARMO ka akumuluar ndaj shtetit duket se do të mbeten jetime./TCH/a.m.

Next Post
REPORTAZHI/ Revista gjermane “STERN”: Lidhja e Balilit me Presidentin Meta, pasqyra më e pastër e lidhjes mafie-politikë

REPORTAZHI/ Revista gjermane “STERN”: Lidhja e Balilit me Presidentin Meta, pasqyra më e pastër e lidhjes mafie-politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

August 24, 2026
Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

August 24, 2026
Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

August 24, 2026
Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

August 24, 2026
Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

August 24, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në masivin pyjor të Milotit, era favorizon vatrën, flakët po i afrohen dhe zonës së banuar!

“33 vatra zjarri në të gjithë vendin, 6 prej të cilave aktive”, MM bën bilancin e 24 orëve

August 24, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

Tejkalimi i afateve bjerr besimin te drejtësia e re

August 24, 2026
SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

August 24, 2026
Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

August 24, 2026
Rrëshqitje dheu në Guine, 30 të vdekur dhe 22 të plagosur -

Rrëshqitje dheu në Guine, 30 të vdekur dhe 22 të plagosur –

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com