Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të jepet asnjë investim nga shteti për ujësjellësat në ato bashki që nuk perfomojnë dhe çojnë përpara reformën e ujit.
Në një aktivitet për programin “100 fshatrat”, kreu i ekzekutivit dhe se nuk do të jepen leke për ato bashki që nuk thithin fonde për infrastrukturë rurale.
“Nuk do të japim asnjë lekë, zero për investime në Ujësjellësa në bashki që nuk performojnë dhe nuk çojnë përpara me vendosmëri reformën e ujit.
Po ashtu nuk do të japim asnjë kokër leku për mbështetje për bashki të cilat për infrastrukturë rurale nuk janë aktive në thithjen e fondeve alternative të AZHBR, të Komisionit Europian, të Fondit të Garancisë për investime në pika grumbullimi, në pika përpunimi dhe në agroturizëm. Të jeni të qartë për këtë, rrugë për rrugë ne nuk do bëjmë më”, deklaroi Rama
a.ç