Ekipi i Swanseas që po lufton për mbijetesë sivjet në Premier Ligë, pasi mposhti Liverpoolin javën e kaluar është kujdesur që të shkaktojë befasinë e rradhës, duke mposhtur Arsenalin me rezultat 3 me 1.
Ekipi uellsian me fitoren e dytë me radhë ka ngjallur shpresat për mbijetesë pasi nuk është në mesin e tri skuadrave të rrezikuara për rënie nga elita e futbollit anglez.
Nacho Monreal fillimisht realizoi për Arsenalin në minutën e 33 ndërsa Clucas një minutë më vonë u përkujdes që Swansea të rikthente rezultatin për tre pikët e plota.Jordan Ayew realizoi për rezultatin 2 me 1 në minutën e 61 ndërsa Clucas i dha fund serisë së golave në minutën e 86.
Me këtë fitore Sëansea ngjitet në pozitën e 17 me 23 pikë kurse Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 42 pikë, përgatiti Koha. (b.an)