Tymi i cigareve elektrike dëmton ADN-në dhe mund të rrisë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, paralajmërojnë shkencëtarët.
Në një test laboratorik te kryer me minj, është gjetur se ata që janë të ekspozuar ndaj tymit të cigareve elektrike, apo i perdorin ato, kishin nivel më të lartë të dëmtimit të ADN-së në zemër, mushkëri dhe fshikëz.
Studimi ështe bërë nga studiues të Universitetit Mjeksor të New York-ut dhe është publikuar në revistën shkencore PNAS (Procedura e Akademisë Kombëtare të Shkencave).
Nga studimi doli se minjtë e ekspozuar ndaj tymit të cigareve elektriek (e-Cig) kishin nivele më të larta të dëmtimit të ADN-së në zemër, mushkëri dhe fshikzën e urinës, në krahasim me minjtë të ekspozuar ndaj ajrit të filtruar.
Jo vetëm kaq.
Dëmi i shkaktuar ndikon gjithashtu në aftësinë e ADN-së për tu vetëriparuar, duke i bërë qelizat më të ndjeshme ndaj transformimit dhe duke u kthyer në kancer.
Prandaj edhe pse cigaret elektronike kanë më pak agjentë kancerogjë se cigaret e zakonshme të duhanit, sipas autorëve të studimit, pirja e tyre mund të paraqesë një rrezik të lartë për të zhvilluar kancer në mushkri, fshikëz dhe sëmundje të zemrës sesa tek jo-duhanpirësit.
Kjo sigurisht që është shqetësuese dhe kërkon reflektim nga ata që argumentojnë se cigaret elektronike janë të sigurta dhe mund të përdoren nga të gjithë pa pasoja.
javanews.al/a.ç