N/komisioni ‘ad hoc’ për përzgjedhjen e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë është mbledhur sot për të miratuar listën e dytë me emrat për t’ia dërguar Kuvendit për miratim. Lista e parë u rrëzua të enjten, pasi nuk mori 93 vota, pasi opozita votoi kundër.
Mbledhja është zhvilluar me debate të forta mes shumicës dhe opozitës, ndërsa avokati Saimir Visha është tërhequr nga gara. Përmes një letre dërguar Kuvendit, ai shprehet se “nuk dua të jem pjesë e një procesi pa dakordësi politike”. Ulsi Manja i ka kthyer përgjigje opozitës pas akuzave se njëri nga kandidatët, Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “telefoni”. Deputeti i PS tha se Autoriteti i Dosjeve nuk kishte të dhëna për bashkëpunimin e kandidatit me sigurimin.
Debatet
Ulsi Manja: Sipas ligjit ne duhet ta ribëjmë listën. Kemi detyrimin të përgatisim një listë të re nga e para për seancën plenare. Sekretari i Përgjithshëm ka sjellë një memo për Altin Hazizin. Saimir Visha ka hequr dorë nga kandidimi për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Nuk do të jetë pjesë e shortit.
Letra e Saimir Vishës: Nuk dua të jem pjesë e një procesi pa dakordësi politike
PD, Bylykbashi: Lista që rrëzoi Kuvendi ishte e pa pranueshme, proces i korruptuar politikisht. Po e riktheni çorbën e prishur. Janë po këta kandidatë. Visha një nga kandidatët e paktë pa probleme largohet. I bën nder atij në këtë proces të korruptuar. Ministrja e Drejtësisë dhe Prokurorja e Përkohshme i bënë dhuratë Ramës dhe Tahirit, heqjen nga duart të dëshmitarit kyc të dosjes së Habilajve.
Ulsi Manja: Opozita duhet të jetë o me procesin o me kandidatët. Avokati kërkoi dakordësi politike. Edhe mazhoranca këtë ka kërkuar. Autoriteti i Dosjeve nuk kishte të dhëna për bashkëpunimin e kandidatit me sigurimin. Dy persona në PD i bënë gjyq politik kandidatit. Unë nuk mund të marr asnjë dokument që më vjen nga selia e PD-së. Kjo është lojë e opozitës per të deligjitimuar procesin dhe për të bllokuar reformën në drejtësi
ma.me/javanews.al