Ikja e Haki Çakos nga posti i kryepolicit të Shqipërisë solli edhe detyrimin për ta zëvendësuar brenda një kohe të shkurtër, pasi komandimi i vartësit të tij, Rebani Jaupi, nuk mund të zgjaste më tepër.
Referuar legjistacionit shqiptar, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit emërohet nga kryeministri, si kompetencë eksluzive e tij, ndaj oficerët e karrierës nisën garën për të zënë vendin e Çakos.
Gjithnjë, sipas ligjit, kryepolici, zëvendësit dhe drejtorët kryesorë, pra 5 pozicione drejtuese, duhet të kenë gradën “Drejtues i Parë”, ndaj këto ditë po zhvillohet një konkurs te Akademia e Rendit, pikërisht për këtë gradë.
Fillimisht, aty u paraqitën 33 kandidatura dhe 4 prej tyre u skualifikuan, ndaj morën pjesë 28 oficerë. Nga këta, vetëm 5 i kaluan të dyja fazat, pra konkursin me shkrim dhe me gojë.
Të pestë morën më shumë se 70 pikë, që ishte edhe kufiri i lejuar, ndërsa pikët maksimale ishin 100.
Pyetjet ishin përgjithësisht nga menaxhimi dhe testi u korrigjua me skantron, një aparaturë që përzgjedh përgjigjet fituese.
Aplikimi nisi më 11 janar dhe për 5 ditë oficerët plotësuan dokumentacionin për konkursin e 24 janarit. Deri këtu gjithçka duket normale, por ç’ fshihet pas kësaj korace ligjore?
Burime tepër të sigurta pranë Policisë së Shtetit thanë për TemA TV se atmosfera te Akademia e Sigurisë, ku u zhvillua konkursi, është e rënduar, pasi janë mësuar disa dilema që po i rendisim si më poshtë.
Fakti i parë dhe më i rëndësishmi, ka të bëjë me Artan Shkëmbin, njërin prej 5 fituesve.
Ai është me detyrë drejtor në një prej sektorëve të Akademisë dhe aksesi që ka tek pyetjet një zyrtar i lartë i akademisë, është tepër i lartë.
Dilema tjetër i përket një tjetër fituesi, Kastriot Skënderit, i cili ka qenë kryekufitar i Vlorës në vitet 2014, 2015, në kohën kur Habilajt dhe Balili ishin në kulmin e trafikut të narkotikëve.
Kryepolici aktual i Vlorës, Gentian Shehaj dhe drejtori i Policisë së Lezhës, Bledar Çeliku, janë fituesit e radhës, ashtu si Ardi Veliu, që drejton Policinë e Tiranës, është fituesi i pestë.
Emri i këtij të fundit përflitej këtë të enjte në Akademi si personi i mundshëm që mund të drejtojë Policinë e Shtetit.
Por befasia vjen tani, pasi në kohën kur të gjithë janë përqëndruar tek këta emra që konkurojnë për gradën “Drejtues i Parë”, është pikërisht një femër, Aida Hajnaj, drejtoresha aktuale e kufirit, ajo që mban gradën “Drejtues i Lartë”.
Pra, ka pozita më të forta se 5 konkurruesit dhe emri i drejtorit të policisë i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm dhe nga ana tjetër është fakt që Fatmir Xhafa ka bashkëpunim të ngushtë me Hajnajn.(TemA TV)
Tash nje shekull e me teper, eshte vertetuar me se miri se meshkujt shqiptare,natyrisht,atyre qe u eshte dhene apo kane gjetur mundesine per te “drejtuar” shtetin;e kane “ndritur”!Po,po,e kane ndritur vehten,familjen…dhe ke kane dashur.
Shkurt,mendoj qe duhen provuar femrat.Them se kane me shume njerezi e korrektesi,me pak grykesi e hajduteri.
Tashme rruga eshte hapur me k/prokuroren.E pasofte edhe k/policja!
Pse jo edhe Presidentja,Kretarja e Parlamentit,K/Ministerja…e me radhe.