Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka reaguar pas bisedimeve 3-ditore me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati në Korçë.
Sipas kreut të diplomacisë greke, ky raund i dytë bisedimesh ëhstë një hap i madh para në marrëdhëniet mes vendeve dhe ka arritur të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë për një sërë çështjesh.
Ai konfirmoi tejkalimin e këtyre mosmarrëveshjeve dhe deklaroi se ato që u arritën në bisedimet e zhvilluara në Korçë, pritet të çertifikohen në takimin Rama-Cipras.
“Kemi arritur marrëveshje që nuk janë arritur gjatë këtyre 70 viteve midis Shqipërisë, jam i kënaqur për rezultatet e marrëveshjes. Qeveria shqiptare kishte guximin të votonte për dy ligje ekzekutive (bazuar në marrëveshjen e vitit 2009) dhe për të filluar procedurat e kërkimit dhe të zhvarrosjes së ushtarëve grek,” tha Kotzias.
/a.m.