Një grup hulumtuesish në Universitetin e Standford në SHBA ka krijuar një program kompjuterik që mund të parashikojë me një nivel të lartë saktësie se kur një pacient spitalor do të vdesë.
Sipas zhvilluesëve, programi i tyre është i saktë 90% të kohës, shkruan Mirror.
Ai do të përdoret për të siguruar se kur pacientët në spital me një sëmundje të gradës së fundit do të ndërrojnë jetë. Programi përdor inteligjencën artificiale dhe është i trajnuar përmes analizës së 160 mijë dosjeve të pacientëve të rritur dhe fëmijë nga spitali Stanford dhe spitali i fëmijëve Lucile Packard. (Oranews)