Ministria e Drejtësisë me qëllim përmirësimin kushteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve (DPB) dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), kanë marrë një sërë masash me qëllim rritjen e zbatimit të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve dhe Skemës së Sigurisë.
Zbatimi i këtyre masave në IEVP Lezhë ka sjellë reagime nga të dënuar të veçantë të një seksioni, duke refuzuar ushqimin me pretendimin se janë ndaluar të lëvizin jashtë orarit të veprimeve nga njëra dhomë në tjetrën. Veprime të tilla janë të kundërligjshme dhe cënojnë sigurinë e institucionit dhe bien në kundërshtim me ligjin dhe Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve.
Pas takimeve që janë bërë nga ana e Drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme dhe Drejtuesi i Institucionit në këtë IEVP, me personat e dënuar, situata është normalizuar.
Sa më sipër, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e sigurtë të të dënuarve dhe të institucionit.
Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë të vendosur të reformojnë sistemin e burgjeve duke zbatuar me rigorozitet Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve, Skemën e Sigurisë, dhe të gjitha akteve ligjore e nënligjore që normojnë punën në sistemin e burgjeve, duke respektuar pararimet themelore të të drejtave të njeriut.