Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ata që e kanë menduar e planifikuar vrasjen e Oliver Ivanoviç kanë dashur të dëmtojnë Kosovën. Në intervistë për Deutsche Wellen ka theksuar se shpreson të zgjidhet sa më parë rasti dhe të gjinden kryerësit e vrasjes.
“Është moment dhe ngjarje tragjike, mesazhi më i keq i mundshëm që kemi pasur të dëshmojmë e përjetojmë. Institucionet e Kosovës me ato ndërkombëtare po bëjnë përpjekjen maksimale që kjo vrasje kriminale të zbardhet. Më së paku kjo gjë i është dashur Kosovës tani”, ka thënë Thaçi.
Ai tha se ata që e kanë kryer këtë vepër e kanë menduar dhe mendojnë të dëmtojnë Kosovën dhe imazhin e saj si dhe për të paraqitur Kosovën si një vend jostabil.
“Vet Ivanoviq kishte thënë se më shumë ka probleme me serbët se me kosovarët. Ai tha se ndjehet i kërcënuar nga serbët”, ka shtuar Thaçi.
ma.me