Michael Owen ka zbuluar se kishte qarë gjatë gjithë rrugës nga shtëpia deri në aeroport pasi kishte vendosur ta braktiste Liverpoolin për Real Madridin në vitin 2004.
Duke bërë këto komente ai e krahasoi largimin e Philippe Coutinhos, i cili e braktisi Liverpoolin për ta realizuar ëndrrën por pasi tashmë e njihte Barcelonën, pasi kishte luajtur për Espanyolin, si dhe lojtarët në dhomën e zhveshjes së Barcelonës, transmeton Express.
Në atë kohë, Owen i bashkohej një skuadre që përfshinte yje si Zinedine Zidane, Raul, David Beckham, Ronaldo, Roberto Carlos dhe Luis Figo, por aq të fortë e kishte lidhjen me Liverpoolin saqë largimi ishte stresues për të.
“Vendosa se duhej të largohesha, por prapëseprapë qava gjatë gjithë rrugës nga shtëpia deri në aeroport”, ka thënë Owen për Daily Mail. “Një pjesë e imja më thoshte të mos largohesha asnjëherë”, ka shtuar ai. (b.an)