Mariglen Mema u vra dje nga shoku i tij Artjon Shenaj, në ambientet e një lokali në fshatin Gjorm të Vlorës. Autori i dha fund jetës me armën e krimit pak minuta pas ngjarjes, në shtëpinë e xhaxhait të tij.
Kamera e Report Tv mbërriti këtë të martë në fshatin e pllakosur nga heshtja ku mesditën e sotme iu dha lamtumira e fundit të dy viktimave. Dëshmitarë të kësaj ngjarje thonë se Mariglen Mema ishte duke konsumuar kafen e mbrëmjes në lokalin e fshatit, kur aty kishte mbërritur edhe shoku i tij, Artjon Shenaj. Viktima e kishte ftuar autorin të ule në tavolinë me të, por ai kishte refuzuar. “Eja ulu me ne në tavolinë“, i është drejtuar Mema vrasësit të tij.
Pas këtij momenti Shenaj largohet nga lokali për t’u kthyer i armatosur disa minuta më pas. Me të rihyrë në lokal, Artjon Shenaj qëlloi plot shtatë herë në drejtim të Mariglen Memës, dukje e lënë atë të vdekur në vend.
Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje, por ajo që dyshohet lidhet me të shkuarën të dy viktimave jashtë vendit, ku nuk përjashtohen pazaret e drogës.
ma.me