Policia e Shtetit zbardhi një ngjarje me eksploziv të ndodhur në 11 Nëntor të vitit të shkuar. POlicia ka prangosur shtetasin Ymer Hidri 52-vjeç, i identifikuar si autor i shpërthimit me eksploziv në një fabrikë mishi.
ngjarja ndodhi pas një konflikti pronësie, teksa ky shtetas vendosi eksploziv në thertoren e P.B.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje të ndodhur më datë 11.11.2017, ku një shtetas ka tentuar të shkatërrojë me eksploziv një biznes.
Është ndaluar autori I dyshuar, shtetasi:
• Ymer Hidri 52 vjeç, banues në Krujë.
Hidri, më datë 11.11.2017, në Qerekë, Krujë, për motive pronësie dyshohet se ka vendosur një sasi lënde plasëse eksploziv në fabrikën e thertores së mishit në pronësi të shtetasit P.N.
Lënda eksplozive nuk ka shpërthyer.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv” e mbetur në tentativë dhe” Mbajta pa leje e lëndëve plasëse” parashikuar në nenet 152, 22 dhe 278/ 2 të Kodit Penal./a.m.