Një lajm i rëndë ka goditur botën e futbollit.
Ish-mbrojtësi i Wigan, Juan Carlos Garsia, ka humbur jetën sot në moshën 29-vjeçare pas luftës me sëmundjen e leucemisë.
Garcia ishte diagnostikuar me sëmundjen në fillim të vitit 2015 dhe qëndroi në Angli derisa u kthye në Honduras, në vendlindjen e tij në fund të vitit të kaluar.
Mbrojtësi ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Hondurasit ku u aktivizua 34 takime dhe shënoi 1 gol.
a.ç