Zakonisht konsiderohen si dita më e lumtur e jetës për një çift, por një dasmë në Indi ishte e kundërta.
Dita më e bukur e çiftit u kthye në një arenë përplasjesh të forta e deri në përdorimin e karrigeve dhe tavolina. Shkak u bë një ankesë për ushqimin.
Incidenti thuhet se u zhvillua në një vend dasmash në Agra, shteti i Uttar Pradesh i Indisë veriore më parë këtë muaj.
Dëshmitarët thanë se kishte një mosmarrëveshje lidhur me ushqimin që u shërbye në ceremoni, pas së cilës anëtarët e familjes nga të dyja palët dolën jashtë kontrollit.
Një video e filmuar nga një kalimtarë tregon se mysafirët luftojnë njëri-tjetrin duke përdorur sende të forta.
Një njeri shihet duke goditur një burrë të ri mbi kokë dhe duke u përpjekur ta shtyjë atë mbi një kangjella duke përdorur një stol.
Të ftuarit janë parë duke ikur nga vendi i ngjarjes, duke përfshirë gratë me veshjet e tyre të posaçme që mbajnë në krah fëmijët e tyre./a.ç