• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Një shqiptare në garë për çmimin ‘Volejbollistja e vitit’ në Itali

by Java News
09/01/2018 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në edicionin e tretë për çmimin e volejbollistes më të mirë italiane të Serisë A2, për vitin 2017, është kandidate dhe volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, e skuadrës LPM Mondovi, duke u bërë një nga 10 pretendentet për të fituar trofeun “Volejbollistja më e mirë e vitit 2017 në Grupin A2”.

Volejbollistja e kombëtares kuqezi konsiderohet si një nga kandidatet më të forta mes këtyre 10 finalisteve edhe për faktin se renditet në vendin e dytë të pikëshënuesve për këtë kategori. Shtatlarta e kombëtares kuqezi e ka kaluar kuotën e 300 pikëve të realizuara për skuadrën e saj vetëm në fazën e parë të kampionatit.

Këtë sezon, skuadra ku luan volejbollistja jonë është në krye të tabelës së bashku me San Benardo Volej me pikë të barabarta. Kjo arritje e kësaj skuadre ka ardhur edhe në saj të një paraqitje të shkëlqyer të volejbollistes shqiptare. Nën drejtimin e trajnerit Delmati, ajo ka arritur të shpalosë të gjithë potencialin e saj në sulm duke qenë një nga pikat kryesore të skuadrës.

Kjo është hera e tretë që federata italiane e volejbollit e jep këtë çmim edhe për grupin A2. Duket se këtë herë, ky trofe mund të fitohet nga volejbollistja jonë e talentuar e ekipit kombëtar, Erblira Bici. Në vitin 2016 ajo u shpall nga gazeta “Panorama Sport” si sportistja më e mirë.

Kush është Erblira Bici? Erblira Bici, lindur në Tiranë, më 27/6/1995 (22 vjeçe), gjatësia 1.85 m. Mban numrin 1 te skuadra italiane, LPM Mondovi. Skuadra e LPM Bam Mondovi: Është një shoqëri italiane e volejbollit me bazë në Mondovi dhe luan në kampionatin e Serisë A2. Pas javës së 17-të, skuadra e Mondovi Volej kryeson me pikë të barabarta, nga 40 së bashku me ekipin tjetër Italian Ubi Banka San Benardo. Gjatë 17 ndeshjeve të kampionatit ka arritur të fitojë 13 dhe ka humbur 4, me një setavarazh 43-21 dhe pikavarazh 1472-1356.

Lojtaret e skuadrës: Në përbërje të skuadrës së Mondovës, vetëm dy vajza volejbolliste janë të huaja, shqiptarja jonë, Edlira Bici, dhe spanjollja Xhesika Rivero, ndërkohë që 10 vajzat e tjera janë italiane e konkretisht, Bianka Masoti, Viola Tonelo, Ilaria Demikelis, Xhulja Sholla, Federika Biganxoli, Anxhelika Kostamanja, Elena Rolando, Sofia Rebora, Slivia Agostineli dhe Auroa Kampeli. Skuadra drejtohet nga dy trajnerët italianë, Alesandro Davide Delmati dhe Klaudio Baso./panorama

a.ç

Next Post
‘Veliera’, shtyhet edhe seanca e nëntë, ja çfarë kërkon gjykata

'Veliera', shtyhet edhe seanca e nëntë, ja çfarë kërkon gjykata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

October 8, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Sot mbani çadër me vete! Parashikohet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe shtrëngata në veri e qendër të vendit!

October 8, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

October 8, 2026
Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

October 8, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll!

October 8, 2026
Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

October 8, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës!

October 8, 2026
Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com