Gjatë ditës së hënë, vendi ynë do të karakterizohet nga mot me kthjellime dhe shtim vranësirash si dhe me erë të lehtë.
Siç bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nuk pritet të ketë reshje shiu.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 9 °C / 16 °C
-në vendet e ulëta: 7 °C / 16 °C
-në vendet malore: 3 °C / 11 °C.