Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka urdhëruar shkarkimin e 8 punonjësve të Hipotekave, në kuadër të ankesave të qytetarëve.
“MD mbetet e angazhuar për të zgjidhur aneksat e qytetraëve. Në muajt e fundit përmes platformës qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 277 aneksa. Kam urdhëruar ngritjen e grupeve të inspektimit, që kanë inspektuar” – tha Gjonaj për mediat.
”Në Fier, Shkodër, Elbasan dhe Korçë janë konstatuar shkelje të ligjit. Për 15 ankesa të zgjidhura zvarritjet janë disavjeçare në shkelje me ligjin. Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit, sot kam marrë masat deri në shkarkim për 8 punonjës të ZVRPP për Tiranë, Durrës, Shkodër, Korcë” – tha ndër të tjera ministrja. /b.d