• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis mbledhja, KQZ vendos sot për mandatet e Rakipit dhe Rehovicës

by Java News
05/01/2018 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur prej orës 13:00 mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vendosur për fatin e mandatit të deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi. KQZ në mbledhjen e dy ditëve më parë vendosi që ta shtynte për ditën e sotme vendimin, duke i kërkuar prokurorisë së Përgjithshme më shumë informacion për kërkesën për heqjen e mandatit të Rehovicës dhe Rakipit.

Deputeti Aqif Rakipi përmes avokatit të tij mbrojtës kërkoi pezullimin e procedurës administrative në KQZ për ndërprerjen e mandatit deri në një vendim nga Gjykata Administrative e Apelit.

“Në këtë gjykatë deputeti Rakipi ka kërkuar shfuqizimin e të vetmes bazë ligjore për të cilën kërkohet ndërprerja e mandatit. Nëse shfuqizohet ky veprim, atëherë lidhet drejtëpërdrejtë me kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit” deklaroi avokati mbrojtjës Theodhori Sollaku.

Por kjo kërkesë e hedhur në votim nga anëtarët e KQZ u hodh poshtë.

Mësohet se rreth orës 12:00 të ditës së sotme, prokuroria ka sjellë informacionet shtesë. Për deputetin e PDIU-së, Rakipi Interpol Roma thotë se ai është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.

Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është i raportuar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student. Prokuroria kërkon heqjen e mandateve, por pritet vendimi  KQZ. Sot do të vendoset edhe për kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri, i cili është dëbuar nga Italia në 1998.

Zhvillimet e fundit nga mbledhja e KQZ

14:05 Klement Zguri: Nuk është serioze që t’i drejtohemi sërish prokurorisë për informacion. Sot është afati i fundit ligjor…

14:00 Anëtari i KQZ, Bledar Skënderi: Duam informacion nga Gjermani pse u dëbua?

13:55 Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso: Vendimin duhet ta marrë KQZ, institucionet e tjera të japin informacionet, por jo t’u bëhet gjyqi. KQZ nuk duhet t’i bëjë gjyqin prokurorisë. 

13:55 Avokati i Kaprit: Ka vetëm një dëbim nga Italia dhe jo nga Gjermania
Rasti Kapri, Denar Biba: Nëse është dëbuar për cështje jo emigracioni ne duhet të dimë. Prokuroria shprehet vetëm për rastin e dëbimit nga Italia dhe jo nga Gjermania. Ne ia kemi lënë edhe turpin edhe nderin prokurorisë për rastin. Ne duam shkakun e debimit

13:50 Bledar Skënderi: T’ia rikthejmë prokurorisë kërkesën për Kaprin për një përgjigje se përse është dëbuar nga Gjermania Kapri?

13:45 Çështja e Kaprit, Avokati: Nuk preket nga dekriminalizimi
Gerald Blacëri: Eduart Kapri nuk është i pranishëm, pasi ndodhet në mbledhjen e këshillit bashkiak ku miratohet buxheti. Nuk kemi kundërshtim mbi vendimin e prokurorisë. Dëbimi për arsye emigracioni nuk përbën shkak për heqjen e mandatit. Kapri rezulton i padënuar në Itali dhe KQZ duhet ta cmojë vendimin e prokurorisë të drejtë.

13:30 Avokati: Rehovica nuk është i inkriminuar që të flaket jashtë
Ardian Visha: Deputeti nuk ka bërë asgjë. Ajo që pretendohet si raportim i përcjellë nga Interpol është thjeshtë një marrje gjurmësh. Ai akuzohet për vjedhjen e një xhupi në supermarket, por nuk ka qenë kurrë në hetim. Nuk ka asnjë akt që të mund të provojë marrje në hetim Rehovicës, por asnjë akt e statusit të personit në hetim apo dënuar. Barra e provës mbetet e prokurorisë.

Edhe akuza për emrin e rremë është e paqenë, pasi ky individ i ka dhënë shenjat e gishtave. Kërkoni nga Italia një certifikatë edhe për Rehovicën edhe për Mina Kustën që nuk ka pasur kurrë hetim apo procedim. Rehovica nuk është i inkriminuar që të flaket jashtë Kuvendit. E papranueshme! Nuk mundet që të pranohet kjo praktikë pa fakte dhe e paprovuar. Nuk mund t’i ndërpritet mandati pa asnjë provë, por me një aludim. ​

13:25 Sollaku: Rakipi e përdori emrin tjetër pa qëllim, s’duhet të hiqet mandati
“Deputeti nuk vërtetohet se preket nga ligji i dekriminalizimit. Rakipi nuk ka bërë fshehje të qëllimshme. Përdorimi i identitetit tjetër ka qenë i paqëllimshëm, por përdorimi i identiteteve të tjera nuk është shkak për ndërprerjen e mandatit. Rakipi nuk është dënuar as jashtë vendit dhe as në Shqipëri. Në situata të ngjashme KQZ nuk ka hequr mandatin, si për ish-komunarin e Hasit.

Nuk kemi asnjë provë, prokuroria ka abuzuar duke përdorur informacionet policore. Të ndëshkosh një deputet vetëm duke u bazuar te një informacion policor… Pse nuk solli provat që pretendon. Nuk ka sekret të paraqitësh në një proces faktet. Përbën sekret të pretendosh që Rakipi ka mbajtur vende të vjedhura? Kjo përbën një precedent” tha avokati i Aqif Rakipit.

Ora 13:18 Sollaku: Procesi i paragjykuar. Rakipi nuk ka shkelur ligjin për dekriminalizimin. Nuk ka asnjë provë ndaj Rakipit, ai as nuk është dënuar dhe as nuk është dëbuar nga asnjë shtet

Vera Shtjefni: Ligji i dekriminalizimit përcakton një afat që duhet të bëhet shqyrtimi i rezultateve. Afati është 10 ditë. Gjykata do të japë vlerësimin për atë që ju thoni, por KQZ ka bazë ligjin për dekriminalizimin dhe jemi të detyruar të shqyrtojmë cështjen brenda 10 ditëve.

Dhori Sollaku: E prisja. Më vjen keq që ky proces është nisur paragjykues për vendimmarrjen tuaj

Klement Zguri: Hedhim në votim kërkesën. 6 vota kundër, rrëzohet

Avokati i Rakipit, Dhori Sollaku: Kërkojmë pezullimin e kërkesës. Rakipi ka kërkuar shfuqizimin e bazës ligjore. Paraqesim kërkesën për pezullimin e procedurës.

13:00 Dy deputetët nuk janë të pranishëm në mbledhjen e KQZ

vijon….

a.ç

Next Post
Ministri Jevtiq flet hapur: Lista Serbe s’e voton ushtrinë e Kosovës

Ministri Jevtiq flet hapur: Lista Serbe s’e voton ushtrinë e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In